Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur mbrëmjen e së dielës në Drenicë, me ftesë të Sami Lushtakut.
Takimi po zhvillohet vetëm 72 orë para vendimit të Gjykatës Speciale, sipas raportimit të GazetaBlic.
Mbledhja e ish-komandantëve vjen në një moment kur vëmendja në Kosovë është përqendruar te zhvillimet në Hagë dhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Takimi në Drenicë vjen gjithashtu një ditë pas “Marshit për Liri” në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë u mblodhën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.







