Home > Lajme > Kurti për vendimin në Hagë: Uroj që krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë

Kurti për vendimin në Hagë: Uroj që krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë

///
Comments are Off

Kryeministri Albin Kurti ka folur për vendimin që pritet të shpallet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke komentuar procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, Kurti ka shprehur dëshirën që ata të kthehen të lirë në Kosovë.

“Uroj që krerët e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.

Deklarata vjen në prag të 16 shtatorit, kur vëmendja e opinionit publik në Kosovë pritet të jetë e përqendruar te zhvillimet në Hagë.

Ditëve të fundit në Kosovë janë zhvilluar edhe aktivitete e tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa çështja ka nxitur reagime të shumta politike dhe publike.

Verified by MonsterInsights