Home > Ballina > Ambasada amerikane lëshon alarm sigurie për 16 shtatorin, paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë

Ambasada amerikane lëshon alarm sigurie për 16 shtatorin, paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë

///
Comments are Off

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka lëshuar një alarm sigurie për shkak të demonstratave të paralajmëruara për të mërkurën, më 16 shtator, në kryeqytet dhe në qytete të tjera të Kosovës.

Sipas njoftimit, disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha, të cilat mund të sjellin grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në trafik.

Ambasada ka këshilluar qytetarët amerikanë që të kufizojnë lëvizjet dhe të shmangin udhëtimet drejt punës apo shkollave nëse rruga e tyre kalon nëpër zonat ku pritet të zhvillohen demonstratat.

Personelit të Qeverisë amerikane i është rekomanduar të shmangë udhëtimet e panevojshme në afërsi të protestave, ndërsa është këshilluar që fëmijët e tyre të mos dërgohen në shkollë më 16 shtator për shkak të mundësisë së ndërprerjeve në trafik.

Ambasada amerikane do të vazhdojë të jetë e hapur, ndërsa shërbimet konsullore do të ofrohen në mënyrë të kufizuar sipas nevojës.

Data 16 shtator përkon me ditën kur pritet vendimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Verified by MonsterInsights