Home > Ballina > PDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

PDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të përkohshme

///
Comments are Off

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës i janë drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese, duke dorëzuar kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Lënda është dorëzuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

PDK-ja po kundërshton mënyrën se si është zhvilluar procesi i konstituimit të Kuvendit dhe ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese edhe vendosjen e një mase të përkohshme.

Partia kishte paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej Kushtetueses pas përplasjeve që shoqëruan procesin e zgjedhjes së nënkryetarëve dhe shpalljen e Kuvendit si të konstituuar.

PDK-ja ka njoftuar gjithashtu se të martën do të dorëzojë një lëndë tjetër në Gjykatën Kushtetuese, këtë herë lidhur me formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti.

Qeveria e re u votua të dielën në një seancë të jashtëzakonshme. Në votim morën pjesë 70 deputetë, ndërsa 62 votuan në favor të kabinetit të ri. / GazetaKombi

Verified by MonsterInsights