Home > Ballina > Kurti reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Padrejtësi e papranueshme, duhet korrigjuar në apel”

Kurti reagon pas aktgjykimit në Hagë: “Padrejtësi e papranueshme, duhet korrigjuar në apel”

///
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke e cilësuar vendimin si “padrejtësi të papranueshme”.

Kurti ka thënë se dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë, sipas tij, të rënda dhe të dëmshme.

Ai është ndalur edhe te formulimi se aktgjykimi shqiptohet në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se kjo nuk duhet të interpretohet si vullnet i qytetarëve.

“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri ka kërkuar që vendimi të ndryshohet në fazën e apelit dhe ka shprehur mbështetje për familjet e të dënuarve dhe ish-bashkëluftëtarët e tyre. “Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit”, ka thënë ai.

Në hapje të seancës së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues Charles Smith kishte theksuar se çështja gjyqësore nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo synimin e saj për Kosovë të pavarur, por me veprimet dhe sjelljen e katër të akuzuarve në raport me akuzat konkrete.

Verified by MonsterInsights