Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është parë i përlotur derisa po vazhdonte detyrën e tij për ruajtjen e rendit pranë objektit të EULEX-it, në një ditë të ngarkuar emocionalisht pas zhvillimeve në Hagë.
Pamjet janë publikuar nga Gazeta Express, e cila raporton se zyrtari policor, pavarësisht emocioneve, ka vazhduar të kryejë detyrën e tij në kuadër të masave të sigurisë.
Policia e Kosovës kishte përgatitur masa të shtuara sigurie për 16 shtatorin, ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Plani përfshinte angazhim shtesë të njësive policore dhe masa pranë objekteve të rëndësisë së veçantë e përfaqësive ndërkombëtare.
Në plan ishte përfshirë edhe zona e EULEX-it në Prishtinë, ku ishin paraparë masa shtesë gjatë ditës.







