Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se informacioni për rastin është pranuar rreth orës 08:00, në rrugën “Enver Maloku”.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e personit.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personit dhe as shkakun e vdekjes. Hetimet për rastin po vazhdojnë.







