Home > Lajme > Peci reagon pas protestës ku u kërkua shkarkimi i Gërvallës: “Stop sulmeve ndaj Donikës”

Peci reagon pas protestës ku u kërkua shkarkimi i Gërvallës: “Stop sulmeve ndaj Donikës”

///
Comments are Off

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së sotme të organizuar nga OVL-UÇK në Prishtinë, gjatë së cilës një nga kërkesat e paraqitura ishte shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Peci ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës “ka qenë dhe mbetet e krejt kombit shqiptar”, duke e cilësuar atë si simbol dhe vlerë të popullit shqiptar.

Ai ka theksuar se protesta është e drejtë e garantuar në demokraci dhe se duhet respektuar, por ka kundërshtuar ashpër mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet Gërvalla.

“Çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të marrë kundërshtimin tonë më të ashpër”, ka shkruar Peci.

Peci ka përmendur edhe historinë e familjes Gërvalla, duke thënë se familja e saj dhe vetë Donika Gërvalla përbëjnë, sipas tij, një kapitull të rëndësishëm të historisë së sakrificës për liri. Ai ka rikujtuar se një prej brigadave të UÇK-së mbante emrin “Jusuf Gërvalla”.

Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës”, e ka përfunduar reagimin kreu i Guxo-s.

Reagimi erdhi pasi në protestën e së premtes organizatorët paraqitën katër kërkesa, mes tyre ndryshimin ose shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe shkarkimin e Gërvallës nga posti i ministres së Drejtësisë.

Verified by MonsterInsights