Home > Lajme > Peci pas protestës: “Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës, linçimi do të marrë kundërshtimin tonë”

Peci pas protestës: “Stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës, linçimi do të marrë kundërshtimin tonë”

///
Comments are Off

Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas protestës së organizuar në Prishtinë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ndër kërkesat e protestuesve ishte edhe shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Peci ka thënë se protesta është një e drejtë demokratike, por ka kundërshtuar atë që e ka cilësuar si sulm dhe linçim ndaj Gërvallës.

“Çdo përpjekje për stigmatizimin, demonizimin dhe linçimin e Donika Jusuf Gërvallës me anën e manifestimeve të tilla, do të marrë kundërshtimin tonë më të ashpër”, ka shkruar Peci.

Ai ka përmendur edhe historinë e familjes Gërvalla, duke theksuar rolin e saj në historinë politike të shqiptarëve dhe duke kundërshtuar, sipas tij, trajtimin e ministres përmes sulmeve personale.

“Prandaj, stop sulmeve ndaj Donika Gërvallës”, ka përfunduar reagimin e tij Peci.

Reagimi i kreut të Guxo-s vjen pas protestës në Prishtinë, ku pjesëmarrësit paraqitën kërkesa që lidhen me zhvillimet pas vendimit të Hagës dhe çështje të tjera politike.

Verified by MonsterInsights