Pas Prishtinës, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, sonte do të protestohet edhe në Shtime.
Protesta do të mbahet në sheshin “Ahmet Shtimja” dhe nis nga ora 19:00.
Lajmi është bërë i ditur nga platforma “Liria Ka Emër”, e cila ka njoftuar për organizimin e protestës në Shtime.
Kështu, Shtimja i bashkohet Prishtinës, ku gjithashtu është paralajmëruar protestë kundër vendimit të Hagës.







