Home > Ballina > Çitaku publikon foto nga protesta e sontme në Prishtinë: “Populli në këmbë”

Çitaku publikon foto nga protesta e sontme në Prishtinë: “Populli në këmbë”

///
Comments are Off

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka publikuar fotografi nga protesta e sontme në Prishtinë, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Në pamjet e publikuara shihet një numër i madh qytetarësh të mbledhur në shesh, me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.

Populli në këmbë”, ka shkruar Çitaku në Facebook krahas fotografive nga protesta.

Protesta e mbrëmjes së 19 shtatorit po mbahet në Prishtinë në vazhdën e reagimeve pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Verified by MonsterInsights