Home > Lajme > Aksident te ura pranë Interex-it në Podujevë – vetura godet motoçiklistin

Aksident te ura pranë Interex-it në Podujevë – vetura godet motoçiklistin

///
Comments are Off

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme te ura pranë Interex-it në Podujevë, ku një veturë ka goditur një motoçiklist.

Sipas pamjeve dhe informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, motoçiklisti duket se ka pësuar lëndime të lehta. Në momentin e raportimit, në vendin e aksidentit ende nuk kishin arritur ekipet e Policisë dhe të Emergjencës.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan deri te aksidenti, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje shtesë pas daljes në vendin e ngjarjes.

Udhëkryqi pranë Interex-it në Podujevë është përmendur vazhdimisht nga qytetarët si zonë problematike për sigurinë në komunikacion, ndërsa aksidentet e përsëritura kanë ngritur kërkesa për masa shtesë nga institucionet përgjegjëse.

Verified by MonsterInsights