Home > Lajme > 28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Haradinaj: Luftuan krah për krah si një trup i vetëm

28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Haradinaj: Luftuan krah për krah si një trup i vetëm

///
Comments are Off

Në këtë përvjetor ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka kujtuar sakrificën e tyre gjatë luftës.

Haradinaj ka thënë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci luftuan krah për krah dhe se emrat e tyre mbeten pjesë e historisë së luftës së Kosovës.

“Fehmi e Xhevë Lladrovci luftuan krah për krah si një trup i vetëm, duke dëshmuar dashurinë për atdheun dhe gatishmërinë për sakrificë”, ka shkruar Haradinaj.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë më 22 shtator 1998 në fshatin Shkabë (ish-Gllanasellë), gjatë luftimeve me forcat serbe.

Verified by MonsterInsights