Protestat kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të shtrihen edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Sipas Nacionale, të premten në Prizren është paralajmëruar mbajtja e një proteste kundër vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Tubimi në Prizren vjen pas protestave të mbajtura në Prishtinë dhe qytete të tjera, ku qytetarë kanë shprehur kundërshtime ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve, ndërsa lokacioni dhe detajet e protestës janë bërë të ditura përmes njoftimeve publike.
Pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Kosovë kanë nisur reagime të shumta publike dhe politike.





