Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ekonomia e vendit ka shënuar rritje gjatë këtij viti, duke iu referuar të dhënave për dy tremujorët e parë.
Sipas Kurtit, gjatë tremujorit të parë të vitit Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 5.4 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë rritja ka qenë 4.1 për qind.
Ai ka thënë se këto të dhëna tregojnë për një vazhdimësi të rritjes ekonomike dhe ka theksuar rëndësinë e investimeve, punësimit dhe zhvillimit ekonomik.
Deklarata e Kurtit është bërë publike përmes një postimi, ku ai ka ndarë të dhënat për performancën ekonomike të vendit.







