Home > Ballina > “Jo në emrin tim”, protestohet sërish sonte për natën e shtatë me radhë

“Jo në emrin tim”, protestohet sërish sonte për natën e shtatë me radhë

///
Comments are Off

Platforma “Jo në emrin tim” ka njoftuar se sonte do të mbahet protesta e radhës në Prishtinë, duke shënuar natën e shtatë të tubimeve të njëpasnjëshme.

Protesta vjen në vazhdën e reagimeve publike pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit të organizatorëve, tubimi do të mbahet sërish në Prishtinë, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë.

Protestat e ditëve të fundit janë organizuar nën moton kundër vendimit të Hagës, ndërsa kanë mbledhur qytetarë në kryeqytet dhe qytete të tjera të Kosovës.

Verified by MonsterInsights