Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar komandantin e UÇK-së, Fehmi Lladrovci, në 28-vjetorin e rënies së tij.
Ahmeti ka kujtuar figurën e Lladrovcit dhe kontributin e tij gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si një nga figurat e rëndësishme të rezistencës.
Në reagimin e tij, Ahmeti ka shkruar se Fehmi Lladrovci ishte një bashkëluftëtar dhe mik i afërt, duke theksuar sakrificën e tij dhe të bashkëshortes së tij, Xhevë Lladrovci.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë më 22 shtator 1998 gjatë luftimeve në zonën e Drenicës.







