Avokati Skender Musa ka komentuar projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Musa ka thënë se kjo nismë mund të ketë ndikim në kompetencat dhe funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Sipas tij, çdo ndryshim ligjor duhet të analizohet në raport me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe me marrëveshjet mbi të cilat është themeluar kjo gjykatë.
Musa ka deklaruar se duhet të vlerësohen pasojat juridike të një nisme të tillë dhe mënyra se si ajo do të mund të zbatohej në praktikë.
Projektligji i PDK-së është prezantuar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe synon ndryshime në Ligjin për Specialen.





