Në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë është realizuar për herë të parë një ndërhyrje kirurgjikale në mëlçi, duke shënuar një zhvillim të ri për shërbimet shëndetësore në këtë institucion.
Sipas njoftimit, operacioni është kryer nga ekipi mjekësor i spitalit, i përbërë nga kirurgë dhe staf mbështetës, ndërsa ndërhyrja ka kaluar me sukses.
Ky zhvillim është vlerësuar si një hap i rëndësishëm në zgjerimin e kapaciteteve profesionale dhe ofrimin e shërbimeve më të avancuara për pacientët në rajonin e Mitrovicës.
Nga Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë punën për avancimin e shërbimeve dhe trajtimeve që ofrohen për qytetarët.







