Home > Lajme > Nisin punimet për asfaltimin e rreth 2.5 kilometrave rrugë në fshatin Vllahi të Mitrovicës

Nisin punimet për asfaltimin e rreth 2.5 kilometrave rrugë në fshatin Vllahi të Mitrovicës

///
Comments are Off

Kanë nisur punimet për ndërtimin, rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Vllahi të Mitrovicës, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Projekti parasheh ndërhyrje në disa segmente rrugore me një gjatësi të përgjithshme prej rreth 2.5 kilometrash.

Punimet po realizohen nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ndërsa synimi është krijimi i kushteve më të mira për qarkullimin e banorëve dhe përmirësimi i qasjes në pjesë të ndryshme të fshatit.

Rregullimi i rrugëve në Vllahi është përfshirë edhe në planifikimet infrastrukturore për vitin 2026, ku parashihen investime në asfaltimin dhe ndërtimin e rrugëve në këtë zonë dhe në disa fshatra të tjera të Mitrovicës.

Me përfundimin e punimeve, banorët pritet të kenë qasje më të lehtë dhe kushte më të mira për lëvizje, veçanërisht në segmentet që deri më tani kanë pasur nevojë për ndërhyrje infrastrukturore.

Verified by MonsterInsights