Home > Ballina > Kuvendi mblidhet sot në orën 14:00, deputetët ftohen në seancë plenare

Kuvendi mblidhet sot në orën 14:00, deputetët ftohen në seancë plenare

///
Comments are Off

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot në seancë plenare nga ora 14:00, në një ditë vendimtare për zhvillimet politike në vend.
Deputetët janë ftuar për të marrë pjesë në seancë, por deri në momentin e publikimit rendi i ditës nuk është bërë i ditur.
Po ashtu, ende nuk është publikuar një njoftim zyrtar nga Kuvendi me pikat që do të trajtohen gjatë seancës.
Mbledhja vjen në një moment kur në Kuvend kanë mbetur të hapura dy çështje të rëndësishme politike dhe institucionale.
E para lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, pasi 6 tetori është dita e fundit e afatit të përcaktuar për përfundimin e këtij procesi.
Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, Kuvendi shpërndahet dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Në të njëjtën kohë, mbetet i papërfunduar procesi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Projektligji u miratua një ditë më parë në lexim të parë me 91 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por ende nuk është zhvilluar votimi përfundimtar në lexim të dytë.
PDK-ja ka kërkuar që Kuvendi ta përfundojë sa më shpejt procedurën për këtë Projektligj, ndërsa për mënyrën dhe afatin e zhvillimit të leximit të dytë ka pasur edhe debat juridik.
Megjithatë, në këtë fazë nuk është konfirmuar se zgjedhja e presidentit apo Ligji për Specialen do të jenë pjesë e rendit të ditës së seancës së orës 14:00.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas publikimit të rendit zyrtar të ditës ose nisjes së seancës.

Verified by MonsterInsights