Home > Ballina > Çitaku pas vendimeve në Kuvend thotë se Kosova është pranë ish-krerëve të UÇK-së

Çitaku pas vendimeve në Kuvend thotë se Kosova është pranë ish-krerëve të UÇK-së

///
Comments are Off

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës, ku u miratuan ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe u zgjodh Justina Shiroka-Pula presidente e vendit.

Çitaku ka thënë se me këto dy vendime Kuvendi ka nderuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vetveten dhe shtetin.

“Mbrëmë, me dy vendime, Kuvendi i Kosovës nderoi UÇK-në, vetveten dhe shtetin”, ka shkruar ajo.

Ajo ka vlerësuar se me miratimin e ndryshimeve ligjore dhe zgjedhjen e presidentes së re është bërë një kthesë e rëndësishme, duke theksuar gjithashtu rolin e qytetarëve që gjatë ditëve të fundit kishin kërkuar veprime institucionale lidhur me Dhomat e Specializuara.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar u miratua në lexim të dytë me 88 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në të njëjtën seancë, Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota.

Çitaku ka kërkuar që angazhimi institucional të vazhdojë edhe në fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së, ndërsa vendimet e Kuvendit ua ka dedikuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në fund, ajo u ka përcjellë atyre mesazhin “Kosova është pranë jush”, duke bërë thirrje për vazhdimin e mbështetjes institucionale.

Verified by MonsterInsights