Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se vendin tash e pret shumë punë.
Kurti ka theksuar se fokusi do të jetë te stabiliteti institucional dhe te realizimi i projekteve të shumta, përfshirë ato që kanë nisur më herët dhe iniciativat e reja.
“Tash kemi shumë punë përpara”, ka deklaruar Kurti pas përfundimit të ceremonisë.
Ai ka thënë se Kosova tashmë ka presidente të re të Republikës, ndërsa zgjedhjen e Shiroka-Pulës e ka cilësuar si lajmin më të gëzueshëm jo vetëm të muajit tetor.
Shiroka-Pula është inauguruar të mërkurën si presidente e Kosovës, pasi një natë më parë u zgjodh në Kuvend me 81 vota.
Me marrjen zyrtare të detyrës nga presidentja e re, Kurti ka sinjalizuar se vëmendja e institucioneve tash duhet të rikthehet te puna dhe projektet që i presin në vazhdim.






