Home > Uncategorized > Dy shoferë kapen me shpejtësi ekstreme në Pejë, njëri voziste 164 km/h në zonën 60

Dy shoferë kapen me shpejtësi ekstreme në Pejë, njëri voziste 164 km/h në zonën 60

///
Comments are Off

Policia Rajonale në Pejë ka ndërmarrë masa ndaj dy kundërvajtësve që janë kapur duke tejkaluar ndjeshëm kufirin e shpejtësisë në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Qyshk.

Sipas njoftimit të Policisë, më 10 tetor 2026, një shofer është ndaluar pasi gjatë drejtimit të automjetit në zonën ku kufizimi ishte 60 km/h është kapur duke lëvizur me shpejtësi 164 km/h.

Matja e shpejtësisë është bërë me radar laser, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 6 muajsh ndalim drejtimi.

Një rast tjetër është evidentuar më 11 tetor në të njëjtën zonë, ku një shofer është kapur duke drejtuar automjetin me 140 km/h, në një pjesë të rrugës ku lejohej maksimumi 60 km/h.

Policia ka bërë të ditur se ky shofer kishte masë aktive ndalimi për vozitje deri më 18 nëntor 2026. Për këtë kundërvajtje atij i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, 5 pikë negative, masë mbrojtëse prej 6 muajsh dhe i është sekuestruar vetura.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në komunikacion me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë në rrugë.

Policia ka paralajmëruar se do të ketë zero tolerancë ndaj shkeljeve të rënda në komunikacion.

Verified by MonsterInsights