Home > Lajme > Hapet Edicioni XII i Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, marrin pjesë 49 diplomatë nga vende të ndryshme

Hapet Edicioni XII i Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, marrin pjesë 49 diplomatë nga vende të ndryshme

///
Comments are Off

Është hapur Edicioni XII i Shkollës Diplomatike për Diplomatë të Rinj, një program që synon të krijojë mundësi për shkëmbim të përvojave dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar mes diplomatëve të rinj.

Në këtë edicion marrin pjesë 10 diplomatë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, së bashku me 39 pjesëmarrës të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Programi gjashtëditor ofron një hapësirë për diplomatët e rinj që të diskutojnë mbi sfidat e diplomacisë moderne, të shkëmbejnë ide dhe të krijojnë lidhje profesionale që mund të shërbejnë si bazë për bashkëpunime të ardhshme.

“Small States – Smart Diplomacy” është mesazhi kryesor i këtij edicioni, duke vënë në fokus rolin e diplomacisë së vendeve të vogla në skenën ndërkombëtare.

Përmes diplomacisë, dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, vendet e vogla kanë mundësi të rrisin ndikimin e tyre dhe të kontribuojnë në proceset rajonale dhe globale.

Gjatë aktivitetit është theksuar rëndësia e ndërtimit të urave ndërmjet shteteve, pavarësisht dallimeve kulturore apo gjeografike.

Pjesëmarrësit nga vende të ndryshme të Evropës, Afrikës dhe Paqësorit do të kenë mundësi të ndajnë përvojat e tyre dhe të krijojnë rrjete bashkëpunimi që mund të ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve diplomatike në të ardhmen.

Verified by MonsterInsights