Home > Ballina > Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Shqipërisë, kërkon koordinim më të madh në politikën e jashtme

Shiroka-Pula takohet me ambasadorin e Shqipërisë, kërkon koordinim më të madh në politikën e jashtme

///
Comments are Off

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit është theksuar rëndësia e rritjes së koordinimit në politikën e jashtme, veçanërisht për çështjet me interes të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë.

Presidentja Shiroka-Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare.

Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet rajonale, proceset integruese dhe sfidat me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në kuadër të angazhimeve diplomatike.

Ambasadori Petrit Malaj ka uruar presidenten për marrjen e detyrës së re, ndërsa është shprehur i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Ky takim vjen në ditët e para të mandatit të Shiroka-Pulës si presidente e Kosovës, pas zgjedhjes së saj në Kuvend me 81 vota.

Verified by MonsterInsights