Një 47-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor 2026, në Mal të Zi.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën magjistrale që lidh Rozhajën me Beranën, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Policia e Malit të Zi, viktima është një shtetas i Kosovës me inicialet E.M., 47 vjeç.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë. Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi për gjendjen e tyre shëndetësore.
Pas aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndërprerë përkohësisht, derisa ekipet kompetente kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Autoritetet malazeze kanë bërë të ditur se pas përfundimit të këqyrjes së vendit të aksidentit, trafiku është rikthyer në normalitet.
Shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e sakta të përplasjes ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.
Po ashtu, autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna shtesë për personat e lënduar apo përgjegjësinë e mundshme për aksidentin.






