Një aksident trafiku dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku një automjet i tipit kombi ka goditur një semafor dhe një shtyllë elektrike.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Kombi, dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa drejtuesi i automjetit raportohet se ka pësuar lëndime trupore.

Në fotografitë nga vendngjarja, të siguruara nga Gazeta Kombi, shihet kombi i bardhë pranë semaforit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të pranishme edhe njësitë e Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti, si dhe shkalla e lëndimeve të shoferit.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me shkaqet dhe pasojat e plota të aksidentit.