Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se po përpiqet ta paraqesë varfërinë si diçka me të cilën qytetarët duhet të pajtohen.

Përmes një reagimi në Facebook, Gashi ka deklaruar se, pas gati shtatë vjetësh në pushtet, sipas tij, Kurti vazhdon t’i arsyetojë problemet në arsim dhe drejtësi duke ua hedhur përgjegjësinë qeverisjeve të mëparshme.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si kryeministri flet për largimin e qytetarëve nga Kosova, duke pretenduar se po e lidh emigrimin me pakënaqësinë ndaj fqinjëve.

“Budallakia nuk ka skaj! Pas gati shtatë vjetësh në pushtet, Kurti ende na shet varfërinë si kënaqësi, ikjen e qytetarëve si pakënaqësi me fqinjët, ndërsa dështimet në arsim e drejtësi si probleme të trashëguara”, ka shkruar Gashi.

Deputeti i LDK-së ka vlerësuar se një qeveri duhet të krijojë mundësi për përmirësimin e jetës së qytetarëve, në vend që t’i bindë ata të kënaqen me pak.

“Kur nuk di çfarë t’u ofrosh qytetarëve, fillon t’ua ulësh pritjet!”, ka përfunduar Gashi.

https://www.facebook.com/ArbenGashiLDK/posts/1677254757093735