Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të varen nga udhëheqësit institucionalë apo nga dallimet politike.

Sipas Osmanit, historia, gjuha dhe identiteti i përbashkët kombëtar përbëjnë themelet e lidhjes ndërmjet dy vendeve.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se mosmarrëveshjet politike nuk mund ta dobësojnë lidhjen mes shqiptarëve.

E pyetur për raportet me kryeministrin Albin Kurti gjatë organizimit për festën e 28 Nëntorit, Osmani ka treguar se tavolinat e tyre kishin qenë larg njëra-tjetrës.

Megjithatë, ajo ka theksuar se Festa e Flamurit i bashkon shqiptarët përtej përkatësive partiake, duke përmendur edhe të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian dhe NATO.