Pep Guardiola ka thënë se dëshiron që hapi i ardhshëm në karrierën e tij të jetë drejtimi i një kombëtareje. Trajneri spanjoll e bëri të ditur synimin në një deklaratë të raportuar nga Newsport.
Për Guardiolën, i cili ka drejtuar Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn, një rol me një përfaqësuese do të shënonte kalimin nga futbolli i klubeve te ai i kombëtareve.
Në deklaratën e raportuar, ai nuk bëri të ditur se cilën kombëtare do të dëshironte të drejtonte.






