Seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e rezervave shtetërore, ku përfshihet ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është paraparë të mbahet të premten, më 27 nëntor.
Sipas kalendarit të publikuar nga Ekonomia Online, seanca është caktuar për në orën 09:30 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.
Seanca e mëparshme, e planifikuar për 23 nëntor, ishte shtyrë, raportoi Zhurma Press. Çështja gjyqësore përfshin edhe të akuzuar të tjerë.






