Home > Uncategorized > Kim Cattrall falënderon nënën që e mësoi të mbrojë veten

Kim Cattrall falënderon nënën që e mësoi të mbrojë veten

//
/
Comments are Off

Aktorja Kim Cattrall ka treguar për mënyrën se si arriti të merrte karrierën dhe jetën e saj në duar të veta sipas kushteve të saj dhe personit që e frymëzoi atë të qëndronte pas synimeve.

Në një intervistë për “Vogue Greece”, aktorja tha se mësoi të mbrojë veten, vlerat dhe pasionet e saj falë këshillave nga nëna e saj, Gladys Baugh, transmeton Klankosova.tv.

“Për mua, për një grua në të 60-at, mendoj se sfida më e madhe është të vazhdoj të jem aktuale, të vazhdoj të punoj, të kem diçka për të thënë e për këtë idhulli im ka qenë gjithmonë nëna ime”, tha Cattrall.

Më tej ajo tha se mësimi që mori nga nëna e saj është diçka që duhet ta mësojnë edhe të rejat kudo.

“Kjo është diçka që ajo ma përcolli mua. Unë i jam mirënjohëse asaj që më mësoi të mbroj veten dhe të mos lejoj të tjerët të kenë kontroll mbi mua”, tha Cattrall.

Ajo shtoi se ky është një mësim shumë i rëndësishëm dhe për gratë e reja. /Klankosova.tv

The post Kim Cattrall falënderon nënën që e mësoi të mbrojë veten appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights