Home > Uncategorized > Ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve të Këshillit të Evropës

Ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve të Këshillit të Evropës

//
/
Comments are Off

Ambasadori gjerman Jorn Rohde ka komentuar raportin e ekspertëve ligjorë të Këshillit të Evropës mbi Kosovën, ku flitet për sistemin politik e juridik me standardet e KiE-së.

Sipas tij, lajm i mirë në këtë raport është se rregullat ligjore në përgjithësi janë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ndërkaq lajm i keq është se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Deçan shënon shkelje të qartë të sundimit të ligjit.

“Ekspertët e cilësojnë Kosovën si një demokraci funksionale dhe vlerësojnë kushtetutën e saj moderne me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit. Por ata gjithashtu vënë në dukje kritika të ashpra ndaj përfaqësuesve dhe institucioneve gjyqësore nga politikanët në poste të larta”, tha Rohde në platformën “X”, transmeton Klankosova.tv

Tutje,  ai ka shtuar se dy rekomandimet e para të raportit për Kosovën në sundimin e ligjit janë: zbatimi pa vonesë i vendimeve të Deçanit dhe respektimi i plotë i pavarësisë së gjyqësorit, duke u përmbajtur nga kritikat e panevojshme që minojnë besimin në gjyqësor.

“Në përgjithësi, raporti nxjerr një pamje të përzier, duke treguar standarde të larta ligjore që nuk zbatohen gjithmonë plotësisht. Është shumë e qartë për mua se zbatimi urgjent – siç kërkohet në mënyrë të përsëritur nga komuniteti ndërkombëtar – është i nevojshëm për të avancuar me sukses ofertën e anëtarësimit të Kosovës”, shtoi diplomati gjerman, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Ambasadori gjerman tregon të mirat dhe të këqijat e raportit të ekspertëve të Këshillit të Evropës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights