Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta po bëjnë presion që liderët nga blloku të bëjnë thirrje së bashku për një armëpushim humanitar të qëndrueshëm në një samit javën e ardhshme, sipas një letre dërguar kryetarit të BE-së.
Udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së do të takohen më 14-15 dhjetor në Bruksel, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
Një përmbledhje e letrës, tha se udhëheqësit e BE-së duhet të arrijnë një pozicion të përbashkët për t’u “kërkuar urgjentisht palëve të shpallin një armëpushim humanitar të qëndrueshëm që mund të çojë në përfundimin e armiqësive” dhe të kërkojnë masa për të mbrojtur menjëherë civilët në Gaza.
The post Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta i shtyjnë liderët e BE-së të bëjnë thirrje për armëpushim appeared first on Klan Kosova.


