Home > Uncategorized > Haxhiu: Do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë e më të sigurtë, për çdo vajzë dhe grua

Haxhiu: Do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë e më të sigurtë, për çdo vajzë dhe grua

//
/
Comments are Off

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se Kosova do të bëhet vend më i mirë dhe më i sigurtë, për çdo vajzë dhe grua.

Këtë deklarim, ajo e bëri përmes një videoje në pë përmbyllje të fushatës ““16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

“Si qeveri, nuk do të lejojmë një shoqëri ku dhuna shihet si diçka normale. Pra, dhuna nuk do të normalizohet. Beteja për ta eliminuar dhunën në baza gjinore është e përditshme, e përhershme dhe qeveria jonë, është në ballë të saj”, tha ajo.

Gjatë 10 muajve të kaluara, në Kosovë u vranë tri gra.

Kështu thonë të dhënat nga policia.

Së fundmi, rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, e ka tronditur Kosovën dhe më gjerë.

Dyshohet se organizatori i kësaj ngjarje makabre, është ish-burri i saj, Naim Murseli/ Klankosova.tv

The post Haxhiu: Do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë e më të sigurtë, për çdo vajzë dhe grua appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights