Home > Uncategorized > Vdes një tifoz në ndeshjen Granada-Athletic Bilbao

Vdes një tifoz në ndeshjen Granada-Athletic Bilbao

//
/
Comments are Off

Ndeshja midis Granadës dhe Athletic Bilbaos, u ndërpre në minutin e 17-të.

Kjo për shkak të vdekjes së një tifozi në tribunat e stadumit “Nuevo Los Carmenes”.

Ishte portieri i Athletic Bilbaos, Unai Simon, ai i cili e njoftoi gjyqtarin, Miguel Angel Ortiz Arias se duhej urgjentisht një ambulancë, pasi një tifoz kishte pësuar atak kardiak.

Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, tifozi nuk ia doli të mbijetonte për t’u dërguar në spital, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv

Deri në ato momente ndeshja ishte me rezultatin 1:0 në favor të Bilbaos, me golin e realizuar nga Inaki Williams, në minutën e gjashtë, por pas ngjarjes tragjike të ndodhur në stadium u vendos që ajo të zhvillohet një ditë tjetër.

Ndeshja Granada-Athtletic Bilbao, u zhvillua në kuadër të javës së 16-të të La Liga.

The post Vdes një tifoz në ndeshjen Granada-Athletic Bilbao appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights