Home > Uncategorized > Barca mposhtet nga Girona (VIDEO)

Barca mposhtet nga Girona (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Girona është treguar “arrë e fortë” për Barcelonën, duke i shkaktuar humbje kësaj të fundit.

Barca u mposht në shtëpi të vet, në stadiumin olimpik “Lluis Companys”, me rezultat 2:4.

Ishte Artem Dovbyk, ai i cili hapi llogarinë në minutin e 12-të.

“Blaugranat”, barazuan rezultatin në 1:1, në minutin e 19-të përmes Robert Lewandowski.

Mysafirët e rikthyen sërish epërsinë në 1:2, me Miguel Gutiérrez, në minutin e 40-të.

Valery Fernandez, e ngriti epërsinë në 1:3, në minutin e 80-të.

Skuadra e Xavi Hernandez, e ngushtoi epërsinë në 2:3.

Autor i këtij goli ishte, Ilkay Gundogan, në të 92-tën.

Por, kjo s’ishte krejt çka ofruan mysafirët.

Cristhian Stuani, e vulosi takimin duke shënuar për 2:4, në fund të takimin.

Girona, vazhdon ta mbajë kryesimin e tabelës në La Liga me 41 pikë.

Ndërkaq, Barcelona është e katërta me 34 pikë.

Golat nga kjo ndeshje mund t’i shikoni KËTU

 

The post Barca mposhtet nga Girona (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights