Një person është arrestuar sot në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.
Në njoftimin e policisë thuhet se një grua kishte raportuar më 1 mars në polici se bashkëshorti i saj i kishte shkaktuar dhunë psikike.
“Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë filluar me hetimin e rastit. Pas një pune operative dhe hetimore, sot ka rezultuar me lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991”.
“Lidhur me rastin e raportuar hetuesit policor, kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari, përveç që dyshohej për dhunë në familje, kishte edhe armë në mënyrë të paautorizuar, me ç’rast në posedim të tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë ajrore dhe një armë zjarri e shkurtër (pistoletë) me një karikator. Pistoletën dyshohet se e kishte përdorur me rastin e festimit të vitit të ri”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv
The post Arrestohet një person në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm appeared first on Klan Kosova.


