Është arrestuar një 38-vjeçar në Shijak të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndezur një zjarrë për të djegur disa shkurre, por flakët janë përhapur dhe për pasojë janë djegur rreth 1 mijë pemë ulliri.
Policia ka bërë të ditur se ndërhyrja e tyre dhe e zjarrfikësve ka mundësuar neutralizimin e zjarrit, përcjell Klankosova.tv.
“M. M., 38 vjeç, banues në Shetel, Shijak, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për të djegur disa shkure, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke dhe 1000 pemë ulliri”.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr””, thuhet në njoftimin e policisë.
The post Arrestohet një 38-vjeçar në Shijak të Shqipërisë, dyshohet se shkaktoi zjarrin që dogji 1 mijë pemë ulliri appeared first on Klan Kosova.