Home > Uncategorized > Podujevë: Tre persona dyshohet se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit

Podujevë: Tre persona dyshohet se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit

//
/
Comments are Off

Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një lokal në qytetin e Podujevës.

Dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi.

Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv

“Tash për tash janë stabil plotësisht. Mirë është gjendja e tyre. I kanë bërë analizat e krejt çka është e nevojshme. Po observohen në QE”, tha ky burim për Klankosova.tv

Ai theksoi se këto helmime dinë të jenë goxha të rrezikshme.

Ndryshe sonte Llapi.info raportoi se në një lokal në sheshin e Podujevës kishte shpërthyer një bombolë e gazit, njofton Klankosova.tv

The post Podujevë: Tre persona dyshohet se u helmuan nga amoniaku i frigoriferit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights