Home > Uncategorized > Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Zijadin Gashit

Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Zijadin Gashit

//
/
Comments are Off

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e gazetarit të njohur, Zijadin Gashi.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj kujton se si Gashi ishte një profesionist i palodhshëm që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Zijadin Gashi, një profesionist i palodhshëm që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira të historisë sonë. Puna dhe përkushtimi i tij mbeten një shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të gazetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Hoxhaj, njofton Klankosova.tv.

The post Enver Hoxhaj reagon pas vdekjes së Zijadin Gashit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights