Me eurodeputetin dhe raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras u takua edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bën të ditur se bashkë diskutuan rreth situatës aktuale në Kosovë në procesin e integrimit evropian, duke potenucuar forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë, transmeton Klankosova.tv.
“Si vend e shoqëri jemi përcaktuar drejt integrimit euroatlantik, e rruga më e sigurt për realizimin e këtij integrimi është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional”, ka shkruar kreu i AAK-së.
“Gjenerali Terras, me përvojën e jashtëzakonshme ushtarake dhe diplomatike, e kupton më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe nevojën për partneritet të fortë me Bashkimin Evropian, për çka dhe i jemi falënderues për mbështetjen e vazhdueshme. Rruga për në Evropë kalon kah NATO”.
The post Me Terrasin takohet edhe Haradinaj, i flet për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian appeared first on Klan Kosova.