Home > Uncategorized > Bajçina e Podujevës në errësirë, krizë me furnizimin me energji (VIDEO)

Bajçina e Podujevës në errësirë, krizë me furnizimin me energji (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Fshati Bajçinë i Podujevës po përballet me probleme në furnizimin me energji elektrike, duke lënë banorët në errësirë.

Nazmi Gashi, banor i këtij fshati në një lidhje  direkte në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM theksoi se situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së vjetëruar energjetike, njofton Klankosova.tv.

“Prej viteve ’70 janë ngjit këto tela, tash janë këput, këto janë shumë të moçme”, tha ai, duke shtuar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar institucionet.

“20-30 herë i kemi thirrur, edhe jam shkuar vet. Kanë thënë që kanë me na zgjidh problemin, por nuk na kanë zgjidh. Po duam me na heq telat e vjetër dhe me na pru kabllo të reja”, u shpreh Gashi, duke theksuar se ka trokitur në çdo derë të komunës, por pa rezultat.

Banorët e Bajçinës kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse qëtë marrin masa urgjente për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike si dhe për të zëvendësuar infrastrukturën e dëmtuar atje.Klankosova.tv.

 

 

The post Bajçina e Podujevës në errësirë, krizë me furnizimin me energji (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights