Home > Uncategorized > Zgjedhjet Parlamentare: Rezultatet në ditën e 34-të, vonesat nën hetim (VIDEO)

Zgjedhjet Parlamentare: Rezultatet në ditën e 34-të, vonesat nën hetim (VIDEO)

///
Comments are Off

As fushata bashkë me zgjedhjet, sa numërimi e rinumërimet nuk zgjati.

Pritjes prej më tepër se 1 muaji fundi iu pa këtë të shtunë, kur edhe zyrtarisht Komisioni Qendror Zgjedhor, njoftoi për renditjen zyrtare të partive që garuan në votimet 9 shkurtit.

Numrin më të madh të deputetëve pritet ta ketë Lëvizja Vetëvendosje e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rezultatin më të lartë nga subjektet jo-shqiptare e mori Lista Serbe me 4.26%.

Për këtë e emrat e 120 kandidatëve që fituan vota për mandat të ligjvënësit, askush nuk pati gjë kundër.

Gjithë kjo vonesë deri në rezultatet përfundimtare u arsyetua nga kryetari i KQZ-së.

Këto telashe që nisën qysh pak orë pas mbylljes së kutive të votimit tashmë janë në llupën e organeve të rendit.

Menjëherë pas problemeve që janë shfaqur, KQZ ka ftuar institucionet kompetente për të sqaruar situatën dhe tashmë kjo është pjesë e hetimit që ato janë duke e zhvilluar.

Këta presin cilat do jenë gjetjet nga këto hetime, anise thonë që krejt problemet që deklarojnë ti kenë pasur nuk ndikuan në atë kush sa fitoi.

Partitë e kandidatët që kanë për çka të ankohen për rezultatin, do t’i kenë në dispozicion për ankesë 48 orë.

The post Zgjedhjet Parlamentare: Rezultatet në ditën e 34-të, vonesat nën hetim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights