Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje të rëndë fizike që ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë, ku janë sulmuar dhe lënduar tre persona të mitur.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Gjakovës bëjnë me dije se rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Gasper Karaqi”.
Burimet theksojnë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
Sinjali lidhur me rastin mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë parë duke u larguar me një veturë të tipit Volkswagen Jetta, ngjyrë e zezë, me targa AB-997-CU.
Për këtë rast, janë angazhuar për të zhvilluar hetimet dhe për t’i sjellë para drejtësisë personat e dyshuar.
Hetimet për identifikimin e autorëve dhe rrethanat e incidentit janë në vijim.
Sinjali do të vazhdojë të sjellë informacione të reja në kohë reale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
/GazetaSinjali/