Home > Uncategorized > Pas dy javësh në koma pas aksidentit, ndërron jetë i riu nga Klina

Pas dy javësh në koma pas aksidentit, ndërron jetë i riu nga Klina

///
Comments are Off

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e një të riu nga Klina, i cili ka ndërruar jetë pas dy javësh qëndrimi në koma, si pasojë e plagëve të marra në një aksident.

I riu ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda të pësuara në aksident, por, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit, ndërsa lajmi ka prekur edhe komunitetin e Klinës.

Detaje të tjera rreth aksidentit dhe ceremonisë së varrimit pritet të bëhen të ditura nga familjarët.

Verified by MonsterInsights