Home > Uncategorized > 36-vjeçari nga Prishtina kapet me 691 fishekzjarre në Morinë, dyshohet se do t’i shiste në Tiranë

36-vjeçari nga Prishtina kapet me 691 fishekzjarre në Morinë, dyshohet se do t’i shiste në Tiranë

///
Comments are Off

Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të fuste ilegalisht në Shqipëri një sasi të madhe fishekzjarresh.

Sipas Policisë Kufitare, automjeti i drejtuar nga G.M. është ndaluar për një kontroll më të detajuar në vijën e dytë, pas kontrolleve të bazuara në analizën e riskut.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 11 kuti me gjithsej 691 fishekzjarre. Sipas dyshimeve të policisë, 36-vjeçari synonte t’i kontrabandonte në Shqipëri për t’i shitur më pas në Tiranë.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës e kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin.

Ai dyshohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose kufizuara”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

I dyshuari konsiderohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Verified by MonsterInsights