Home > Lajme > Rinumërimi i votave: KQZ njofton se janë përfunduar 56% e vendvotimeve të planifikuara

Rinumërimi i votave: KQZ njofton se janë përfunduar 56% e vendvotimeve të planifikuara

///
Comments are Off

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim.

Sipas njoftimit të KQZ-së, nga fillimi i rinumërimit të martën, më 13 janar 2026, në ora 18:00, e deri të dielën, më 18 janar 2026, në ora 16:00, janë rinumëruar gjithsej 509 vendvotime, që përbëjnë rreth 56 për qind nga gjithsej 914 vendvotime të planifikuara për rinumërim.

Procesi i rinumërimit ka përfunduar plotësisht në 19 komuna: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë dhe Prishtinë.

Në komunën e Prizrenit janë rinumëruar 232 nga 235 vendvotime dhe pritet që procesi të përmbyllet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, në Skënderaj janë rinumëruar 4 nga gjithsej 72 vendvotime.

KQZ ka bërë të ditur se pas përfundimit të rinumërimit në Prizren, procesi do të vazhdojë edhe në komunat e tjera sipas rendit të përcaktuar nga vendimi i Komisionit.

Autoritetet zgjedhore kanë theksuar se qëllimi i këtij procesi është garantimi i saktësisë së rezultatit zgjedhor dhe rritja e besimit të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Verified by MonsterInsights