Home > Uncategorized > “Na morën në qafë…”, punimet e nisura në fushatë u shndërruan në “baushtell” (VIDEO)

“Na morën në qafë…”, punimet e nisura në fushatë u shndërruan në “baushtell” (VIDEO)

///
Comments are Off

Më 15 maj 2025, Komuna e Fushë Kosovës lëshoi një urdhëresë për lirimin e sipërfaqeve publike nga objektet e përkohshme në territorin e saj.

Meqë një vendim i tillë nuk u përfill nga bizneset, Komuna filloi aksionin më 22 korrik 2025 për rrënimin e objekteve të ngritura në hapësirat publike të qytetit. Veprimi u realizua përmes Drejtorisë së Inspektoratit dhe në koordinim me Policinë e Kosovës.

Ky veprim shkaktoi reagime të ndryshme në opinion. Disa qytetarë e konsideruan vendimin të drejtë dhe të domosdoshëm për sigurinë e këmbësorëve, ndërsa të tjerë theksuan se bizneset ishin dëmtuar financiarisht, pasi uzurpimi i hapësirave publike ishte toleruar për vite me radhë nga institucionet komunale.

Pronarëve të bizneseve u ishte dhënë afat prej 30 ditësh për t’i larguar vetë tarracat, por meqë një pjesë nuk e respektoi vendimin, komuna nisi demolimin me mjete të rënda.

Inspektorët komunalë zhvilluan aksionin në rrugët “Hajrullah Zymi” dhe “Enver Maloku”.

Në maj të vitit 2025, Kiks Kosova kishte raportuar se zyrtarët komunalë ishin “zgjuar nga gjumi” dhe dolën në terren për të kryer inspektime, madje duke shqiptuar gjoba edhe për shoferët që kishin bllokuar trotuaret.

Verified by MonsterInsights